Në mbyllje të takimit të tretë me ambasadorët, kryedemokrati Lulzim Basha ka shfaqur hapur mosbesimin e tij për informimin e njëanshëm të ambasadave të vendeve të BE për qëndrimin e opozitës dhe protestën e saj.
Pas një takimi të gjatë me 7 amabsadorët e BE, ku ishin të pranishëm edhe aleatët e PD, kryedemokrati tha se këto takime janë shfrytëzuar për t'i informuar ballë për ballë ambasadorët e vendeve të BE për situatën politike në vend, e kjo me sa duket është edhe arsyeja se pse në këto takime nuk është parë ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.