Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Balla beson se ky kod zgjedhor aktual është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme edhe nëse nuk bëhen përmirësimet e nevojshme. Kërcënimi i opozitës për bojkot sipas deputetit socialist, bëhet për të bllokuar reformën zgjedhore dhe atë të drejtësisë. Në një dalje për mediat, Balla tha se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, ndërsa zgjedhja e Presidentit të ri do të bëhet nga ky Parlament në afatet e përcaktuara nga Kushtetuta.
Në një dalje për mediat, deputeti socialist Taulant Balla, e cilësoi protestën e opozitës si një alibi për të prishur reformën zgjedhore.
Balla tha se edhe pa përmirësime, kodi zgjedhor garanton zgjedhje të lira.
Balla: Në SHQUP-in e futur në çadër nuk flitet më aspak për këtë çështje, pra votimin elektronik. Kjo paska qenë thjesht një alibi për të bojkotuar Komisionin e Reformës Zgjedhore. Legjislacioni shqiptar për zgjedhjet është një legjislacion shumë i mirë i cili garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dyshimeve për shtyrje të zgjedhjeve, Balla iu përgigj me argumentin e Kushtetutës, sipas të cilës asnjë nuk mund ta ndryshojë datën e zgjedhjeve.
Balla: Zgjedhjet në 18 qershor do të bëhen, kodi zgjedhor përcakton modalitetet, zgjedhjet janë një detyrim. Nuk mund të ketë asnjë autoritet, qofshin këto marrëveshje politike që ti mbivendosën Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ska-shtyrje-te-zgjedhjeve-balla-te-lira-dhe-te-ndershme-me-kete-kod/