Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku. Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Brukesel në vitin 1999, pastrim dhe fshehje parash si dhe ndertim i paligjshëm.
Për vrasjen e 18 viteve më parë u kërkua dënimim me 17 vite. Për akuzën e fshehjes së parave 3 vite heqje lirie ndërsa për pastrimin e parave 15 vite. 4 vite u kërkuar për ndërtimin e paligjshëm.
Përfundimisht Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg në total për ish-ligjvënesin. Gjithashtu për Mark Frrokun u kërkua që me vendim gjykata t?i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike per 10 vitet e ardhsme.
Në seancën e radhës avokatët mbrojtës pritet të lexojnë konluzionet e tyre ku do të kërkojnë pafajsi për klinetin e tyre.
Ditën e mërkurë gjykata e Tiranës vendosi të shapllë të pafajshëm bashkëpunëtorin e Mark Frrokut ne varsjen e Aleksandër Kurtit. Sipas togave të zeza provat e sjellë nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për ta dënuar me 16 vite burg Kristjan Marinaj.
Togat e zeza rrëzuan dëshmitë e personave që kanë qenë dëshmitarë okular dhe disa efektive policie, të cilët implikonon Marinajn.
Tv Klan