Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoi në Gjykatën kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Aleksandër Muratajn e Dritan Sinanin, të dyshuar si pjesëtarë të grupit të zjarrit në grabitjet e Qafë Kashar-Rinas në vitin 2015 dhe 2017.
Por si arritën hetuesit në gjurmët e tyre?
Burime për Report Tv bënë me dije se analizimi i tabulateve telefonike dhe pamjeve filmike të banesës së Admir Murtajt, vëllai të Aleksandrit kanë bërë të mundur identifikimin e dy të arrestuarve të fundit.