Report TV - Veliaj inspekton shërbimin e linjës së autobusëve Qendër-Shtish Tufinë

2017-07-04 8

Banorët që jetojnë në Tufinë dhe Shtish-Tufinë, në verilindje të Tiranës, mbulohen me shërbim të transportit urban.

Bashkia e Tiranës ka riorganizuar linjën e autobusit në këtë zonë, duke e zgjatur me tre stacione të tjera.

Tanimë, autobusët që e mbyllnin shërbimin e tyre në Tufinë, shkojnë deri në fshatin Shtish, e po ashtu është shtuar numri i mjeteve në qarkullim, çka ka ndikuar në uljen e frekuencës së mbërritjes së tyre në stacione.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi linjën Qendër-Shtish Tufinë dhe vuri në dukje impaktin pozitiv që kanë sjellë për qytetarët që përdorin transportit publik ndryshimet si në itinerar, ashtu edhe në automjete.

Free Traffic Exchange