Drejtorja ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Enkeleda Shehi është shkarkuar nga kuvendi. Por, votimi ndau mazhorancën.
Pro shkarkimit te shehut votuan vetëm 55. 20 vota të tjera ishin kundër.
Votat kundër depuetët e LSI ?së, e kishin paralajmëruar që gjatë diskutimeve në komisionin e ekonomisë e po ashtu edhe në seancën e javës së kaluar.
Komisioni i ekonomisë propozoi shkarkimin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 2 vjet pas emërimit të saj me propozim te bordit te këtij autoriteti.
Shkarkimi u kundërshtua edhe nga opozita, e cila tha me largimin e Shehut, Rama vendos nën kontrollin e tij një tjetër institucion të rëndësishëm financiar./Tv Klan