TIRANË-Artisti i mirënjohur kinez Liu Yi ka bërë një demonstrim të posaçëm duke punuar live në teknikën e akuarelit në mjediset e bibliotekës së COD në Kryeministri.
Për rreth 2 orë, Liu Yi ka pikturuar live kostumin kombëtar shqiptar së bashku me modelen e tij.
Ai ka zgjedhur një kostum të zonës së Mirditës, që është i pasur me qëndisma që mbajnë shenjat dhe simbolet antike kombëtare.
Duket se artisti i pikturon me pasion detajet e këtij kostumi. Liu Yi është një nga artistë më të vlerësuar anembanë botës me çmime të para për punën e tij ?magjike? me bojërat e ujit.