Report TV - Fier,punonjësit e rafinerisë sërish protestë:Jemi më keq se Zharrëza

2017-07-04 0

Rikthehen në protestë punonjësit e rafinerisë në Fier. 150 punonjës të rafinerisë së naftës në Fier i janë rikthyer protestuesve sot në hyrje të uzinës.

Shkaku i kësaj proteste është mos marrja e pagave për dy muaj ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore që prej 21 muajsh.

"Me ne kanë lozur të gjithë" thonë punëtorët. "Askush nuk na jep në rrugëzgjidhje dhe nuk dimë se cfarë do bëhet me ne, ende nuk dimë se si do zgjidhet problemi jonë, jemi bërë më keq se Zharrëza.

Nuk kemi mundësi në këto kushte të ushqejmë familjen. Jemi të sëmurë dhe nuk marrim do ilaçe se nuk jemi të siguruar.

Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse bukën e gojës dhe hakun e punës" shprehen ata.

Free Traffic Exchange