Një deklaratë joetike është bërë sot nga deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi në çadrën ku po proteston opozita.
Halimi, teksa ka komentuar takimin e mbrëmshëm në Sarajevë mes kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit serb Vuçiç ka rënë në një zhargon me terma të padenja për një zonje, të cilat ajo i deklaroi publikisht para disa dhjetra protestuesve në cadrën e protestës.
?Rama ka një ?libido latente? për Vuçiç?, tha Halimi duke vendosur theksin tek kryeministi shqiptar dhe ai serb.
Më tej ajo vijon duke parashikuar dhe ëndrrat e kryeministrit Edi Rama.
?Me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij?, shtoi deputetja e Partisë Demokratike.