Vetingu, jo garë për kandidate të rinj - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për ngritjen e organeve të Vettingut, nuk do të hapet garë tjetër për kandidatura të reja. Kuvendi vendosi të ndryshojë vendimin e marrë në seancën e jashtëzakonshme të 6 marsit, kur u rihap procedura mbi rihapjen e garës me kandidatë të rinj dhe plotësim dokumentacioni, për të gjithë ata që kishin mangësi në dosjet e depozituara më parë. Me vendimin e marrë këtë të enjte, nuk do të ketë rihapje të konkurrimit për kandidatë të rinj për komisionet, por do të ketë vetëm lejim të plotësimit të dokumenteve të të gjithë kandidatëve, që kishin depozituar më parë dokumentacionin, por që pas verifikimeve rezultuan me mangësi në dosjet përkatëse. Mësohet se janë 79 kandidatë që do i nënshtrohen procesit të plotësimit të dokumentacionit. Vendimi detyron institucionin e Avokatit të Popullit, që brenda dy ditëve pasi ka marrë në dorëzim dosjet, njofton kandidatët në fjalë.

Free Traffic Exchange