Report TV - Tiranë, Veliaj:U shërbejmë 5 mijë të moshuarve, fëmijët mos i braktisin

2017-07-04 0

Bashkia e Tiranës synon të rrisë nivelin e përfshirjes së grupeve të interesit në organizimin dhe buxhetimin e shërbimeve mbështetëse në komunitet për të moshuarit.

Në forumin me temë ?Shërbimet mbështetëse në komunitet për të moshuarit?, organizuar nga Bashkia dhe Caritasi Shqiptar, u diskutua për mundësinë e afrimit të ofruesve të shërbimeve dhe të përdoruesve të shërbimeve në një bashkëbisedim lidhur me sfidat e moshimit, duke ndikuar në organizimin dhe buxhetimin kosto efektiv të shërbimeve për të moshuarit.

I pranishëm në këtë forum ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të Institucioneve të Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, përfaqësues të Caritas Kosova dhe Mali Zi, përfaqësues nga Qeverisja Vendore Kosovë dhe Mal i Zi, Shoqata ASAG, Uniteti Kombëtar i Pensionistëve të Pleqërisë dhe partnerë të tjerë të përfshirë në programet mbështetëse për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë komentoi projektet për të moshuarit në Tiranë duke përmendur edhe iniciativën ?Kafe me gjyshin?. Veliaj tha se Bashkia u shërben rreth 5 mijë të moshuarve në Tiranë.

Ai theksoi se nisur dhe nga situata e emergjencave të këtij viti, Bashkia do të ngrejë edhe rezervat për kapërcimin e situatave të ngjashme në vitet e ardhshme për t;u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një tjetër nismë që përmendi kreu i Bashkisë lidhet dhe me ndihmën që punonjësit e Bashkisë dhe punonjësit socialë do të japin për moshën e tretë për sensibilizimin e tyre për të kryer kontrollin mjekësor falas, ose siç njihet ndryshe, Check-up.