Report TV - 'Veliera' në Durrës, protestë në darkë, Guri:Të pezullohen punimet

2017-07-04 0

Në lidhje me ndërtimin e Velierës në Durrës, Sazan Guri ka bërë të ditur se tashmë ka marrë në dorë vendimin e zbardhur të gjykatës së Durrësit për vendosje e pezullimit të punimeve në zonën A të projektit Veliera.

Ka qenë një vendim i prokurorisë së Durrësit i marrë me datën 3 mars që urdhëron pezullimin e punimeve në zonën A.

Ndërkohë Guri ka njoftuar se ka siguruar lejen e policisë së Durrësit për të organizuar një protestë e cila do të fillojë sonte në orën 21:00 dhe do të zgjasë deri ditën e nesërme në mëngjes duke kërkuar pezullimin e plotë të punimeve edhe në zonën B.

Sazan Guri deklaroi gatishmërinë për ti shkuar deri në fund kësaj proteste që ka si qëllim anulimin e këtij projekti dhe vendosjen e flamurit të fitores.

Free Traffic Exchange