Tregu Ballkanik në fokus të Samitit të Sarajevës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrat e gjashte shteteve te Ballkanit janë mbledhur këtë te enjte ne Sarajeve ne nje forum per te diskutuar bashkëpunimin me te mire ekonomik mes vendeve dhe krijimin e raporteve sa me te mira mes tyre. I pranishëm është kryeministri Rama, kreu i qeverise se Kosovës, Mustafa, kryeministri serb Vuçic, ai i Maqedonisë Dimitriev, si edhe kryeministri i Malit te Zi, Markovic, si edhe kreu boshnjak Zvizdic. Ne kete takim marrin pjese edhe komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, si edhe ministri i jashtëm italian Alfano. Forumit i parapriu nje darke informale mes krerëve te qeverive, ku kryeministrat Rama, Mustafa e Vucic u fotografuan bashke ne nje tavoline. Ky samit i cili është pjese e nismës europiane per Ballkanin Perëndimor ka per qellim kryesor te koordinoje përpjekjet e vendeve te rajonit drejt integrimit europian, si edhe aplikimin permes nismave e projekteve te përbashkëta per te përfituar fondet e BE-se. Megjithatë ne kete rast ai zhvillohen ne klimën e tensioneve mes Kosovës e Serbisë per krijimin e FSK-se dhe rezolutës per ngrirjen e bisedimeve, ne krizen e stërzgjatur te institucioneve ne Maqedoni, por edhe ne kushtet e bojkotit opozitar te parlamentit ne Shqipëri.

Free Traffic Exchange