http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej ditësh e kërcënonin me jetë përmes mesazheve telefonike, nëse nuk u jepte shumen prej 10 mijë eurosh. Por shantazhi ndaj një biznesmeni nga Tirana, nuk zgjati shume dhe agresoret përfunduan në prangat e policisë. Operacioni i koduar ?Last Night? në Tirane prangosi 21-vjecarin Altin Valisi dhe 19-vjecarin Durim Dervishi. Burime pranë uniformave blu thanë se dy të arrestuarit ishin vënë në përgjim prej muajsh dhe u arritën të identifikohen, pasi përdorën numrin e tyre celular për t?i dërguar mesazhet kërcënuese biznesmenit 55-vjeçar. Pas arrestimit, dy gjobëvënësve u janë sekuestruar një armë automatike, 11 aparate celular dhe 5 karta SIM. Ndaj të rinjve rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.