Report TV - Tiranë, Veliaj:U shërbejmë 5 mijë të moshuarve, fëmijët mos i braktisin

2017-07-04 0

Nga aktiviteti për Forumin e të Moshuarve, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se duhet që të fokusohemi të shërbimet sociale dhe të jemi më solidarë.

Ai u bëri thirrje fëmijëve që të mos braktisin prindërit dhe gjyshërit në këtë moshë, pasi kanë nevojë për mbështetjen e tyre.

"Fëmijët duhet të mbajnë përgjegjësi. Familja shqiptare ka bërë regres, kanë më shumë para, por ka humbur njerzilliku".

Veliaj theksoi se kemi ndihmuar mbi 5 mijë të moshuar në Tiranë, ndërsa do të krijohet edhe qendra e rezervave të qytetit, sikur janë rezerva e shtetit dhe një vend për strehimin e njerëzve në nevojë.

Free Traffic Exchange