Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej më shumë se një muaji monedha e përbashkët euro shënon ulje në tregun shqiptar në raport me lekun.
Eksperti i ekonomisë Prof. Adrian Civici shpjegon se kjo gjë favorizon ata që e blejnë atë për shlyerjen e kredive.
Civici: Favorin kryesor e kanë ato biznese ose ata persona që kanë marrë kredi me euro dhe të ardhurat e tyre kryesore i kanë me lekë, pra detyrohen ta blejnë euron në treg. Një euro më e lirë e bën dhe kredinë e tyre më të lirë dhe mundësinë e shlyerjes më të lirë. Por nga ana tjetër, për sa i përket sidomos eksportuesve shqiptarë një euro e dobët ua ul të ardhura dhe nga tjetër është e favorshme për importet shqiptare sepse një euro më e dobët natyrisht që mund të blejmë më lirë produktet që importojmë.
Euroizimi i ekonomisë shqiptare ka benefitet e saj por edhe riskun ndaj këmbimit valutor të bizneseve që operojnë me të, si çmimet e qerave, shitjes së pronave, etj.
Prof. Civici thotë se kërkohet një orientim më i mirë në raport me lekun dhe përdorimin pa kriter të euros.
Civici: Çmimet kryesore qoftë për pasuritë e patundshme, qoftë për pagesat apo blerjet e mëdha vazhdojnë të anonçohen dhe bëhen në euro. Shumica e aktiviteteve qoftë të individëve, qoftë të biznesit bëhen në lekë dhe natyrisht risku ndaj kursit të këmbimit është shumë i madh. Nga ana tjetër stabiliteti i çmimeve në Shqipëri gjithmonë është i ndikuar nga luhatjet dhe lëvizjet e euros.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/civici-ulja-e-euros-favorizon-shlyerjen-e-kredive-ne-valute/