stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Edlira Ismaili ankohet në ?Stop?, se ishte viti 2015, kur në punën e saj, ia behu përmbarimi. Vetëm në këtë moment, ajo mësoi mbi një kredi prej 5 milionë lekësh të vjetra, që kish marrë i shoqi, duke përdorur edhe firmën e saj.Edlira kërkon të kontaktojë me noterin Robert Koli, që kishte hartuar dokumentat me firmën e saj, por kjo ishte e pamundur.
?Ju drejtova emisionit ?STOP? sepse në vitin 2014 burri im ka marrë një kredi. Unë jam njohur me këtë kredi në vitin 2015. Kur më vijnë nga zyra e Përmbarimit tek puna dhe më sjellin një shkresë. Interesohem dhe pyes se për çfarë arsye më është ndërprerë rroga në bankë dhe më thonë se ju keni marrë një kredi. Interesohem dhe më thonë që burri juaj ka marrë një kredi dhe ju jeni dorëzanëse. Kjo ishte një kredi prej 5 milion lekësh. i them se si ka mundësi që ju e keni dhënë këtë kredi pa qenë unë që të hedh firmën? Kemi të drejtën të japim kredi me procedurën e noterit, më thanë. Që prej asaj dite vazhdoj të paguaj këstet e kredisë. Interesohem për noterin, i cili është Robert Koli dhe nuk e kam takuar ende edhe sot e kësaj dite?.
Pra noteri ka përpiluar një deklaratë noteriale pa qenë prezent ju dhe ju ka quajtur dorëzanëse?
?Po! vetëm me kartën time, por as me shkrimin tim dhe as me firmën time?.
E keni pyetur gjatë kësaj kohe bashkëshortin si ka ndodhur kjo gjë?
?E kam pyetur dhe më ka thënë mos u merr me atë punë se merrem vetë. Unë sot paguaj kredinë.?
Me ndihmën e emisionit ?STOP?, zonja Ismaili arrin të regjistrojë një bisedë me noterin, për firmën e saj të falsifikuar. Por përgjigja është vetëm batuta dhe ironi nga ana e noterit.
Denoncuesja ? Para disa vitesh, im shoq ka marrë një kredi. Ju jeni noteri?
Noteri ? Po!
Denoncuesja ? Unë si individ, nuk kam qenë as si individ, vetëm karta ka ekzistuar.
Noteri ? Po!
Denoncuesja ? Më çfarë të drejte e keni dhënë ju këtë kredi?
Noteri ? Me çfarë e ke ti? Me cilën bankë?
Denoncuesja ? Me Fondin Besa, në vitin 2014.
Noteri ? Ti ke dalë garant?
Denoncuesja ? Po!
Noteri ? Dhe kush ka marrë?
Denoncuesja ? Kredi ka marrë im shoq. Unë nuk kam vënë asgjë si individ, përse të më falsifikohet mua firma?
Noteri ? A, mirë dakord! Atë mund ta kërkosh e mund ta bësh, të gjitha gjërat është tjetër punë ajo. Kredinë e ka marrë për ty, jo për mua. I verifikojmë gjërat?
Denoncuesja ? Unë i kam verifikuar. Se nuk jam personi i duhur aty. Dhe unë po vuaj atë kredi. Unë kam lënë fëmijët pa bukë, për këtë kredi. Se im shoq dhe ai tjetri nuk e paguajnë, janë pa punë.
Noteri ? Derisa është karta jote këtu, a të kam parë, a s?të kam parë, unë s?e mbaj mend. Se po të kisha mbajtur, do kisha ashtu? Pranon burri, që nuk ka qenë?
Denoncuesja ? Jo burri ka qenë, unë s?kam qenë. Ti ke arritur që ke prishur një familje. S?ke pse të japësh akt deklarate ti, pa qenë unë prezent. Se nëse nuk e jep ti, as banka nuk e jep këtë pjesë. Se unë shkova tek banka, thashë pse keni dhënë...