Paraditen e kësaj të mërkure në arkivin e Bibliotekës Kombëtare ka rënë një zjarr që ka pasuar me djegien e ngadalshme të librave, ndërsa tymi ka dalë nga dritaret. Pas ndërhyrjes së policisë bashkiake dhe zjarrfikëseve zjarri u shua, por ende nuk janë pakonfirmuar demet.
Djegia e bibliotekës ka sjellë një shqetësim të madh tek studiuesit e njohur Sherif Delvina dhe Luan Malltezi që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Sherif Delvina me lot në sy u shpreh ?jam i shqetësuar se po digjen antikuarët.?
Ndërsa pak më vonë zëvendësministri i kulturës Zef Çuni doli me një deklaratë për shtyp e tha se nuk janë djegur libra të rëndësishëm.