TIRANË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare si pasojë e të cilit janë djegur disa dokumente të vjetra.
Mësohet se kanë mbetur të lënduar dy zjarrfikës dhe një punonjës në bibliotekë i identifikuar si Arjan Ceci, të cilët janë asfiksuar nga tymi por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Zjarri ka rënë në fondin e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Siç raportohet nga vendngjarja shumë dokumente të vjetra janë përfshirë nga flakët por nuk dihet saktësisht sasia.Shqiptarja.com sjell pamjet sesi shkrumbohen dokumente e libra të vjetër.