FSK, SHBA: S’jemi pyetur për ushtrinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka paralajmëruar autoritetet kosovare për pasoja, nëse themelojnë ushtrinë përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në. Në një intervistë për gazetën online ?Insajderi?, Delawie ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar prej kohësh që Kosova të ketë ushtri, por nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe në konsultim me të gjitha komunitetet në vend. Diplomati amerikan ka thënë se ka qenë i habitur me propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e projektligjit të FSK-së, hap që për më tepër e ka bërë të ndihet i zhgënjyer për shkak të të gjithë përkushtimit të SHBA-ve për të ndërtuar kapacitetet aktuale të FSK-së. Ambasadori amerikan ka hedhur poshtë gjithashtu deklaratat e fundit të krerëve të Kosovës, presidentit Thaçi dhe kryeparlamentarit Veseli, të cilët kanë thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është duke u bërë në koordinim të plotë me partnerët. Por megjithe kete reagim te tij, presidenti Thaçi insiston se gjithçka po behet ne dijeninë e ndërkombëtareve. Përmes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, Thaçi shkruan se ky transformim nuk mund te konsiderohet i njëanshëm, sepse opinioni vendor e ndërkombëtar eshte ne dijeni qe per tre vjet me radhe me po punojnë ne këtë drejtim.

Free Traffic Exchange