http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari demokrat Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama për shpërdorim të 500 milionë eurove në projekte fasadë. Nga çadra e protestës pranë Kryeministrisë, Basha tha se janë favorizuar kompani të caktuara, vetëm për përfitime personale. Në ditën e 26 të protestës duke iu referuar ndryshimeve ne qeveri, Basha tha se kryeministri Rama po merr ?koka turku?, për të shpëtuar nga gjykimi që po vjen. Basha iu rikthye akuzave ndaj Fondacionit ?Sorros?. Nga çadra e protestës, ai lexoi letrën që i kanë dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, sipas tij 6 senatorë, mes tyre edhe ish-kandidati për Presient të SHBA Ted Kruz, për rrezikun që i kanoset stabilitetit në rajon.