Report TV - Veliaj përuron qendrën e shërbimeve “one-stop-shop” të Ujësjellësit

2017-07-04 3

Bashkia e Tiranës ka hapur qendrën e re të shërbimeve për Ujësjellës-Kanalizime, sipas modelit one-stop-shop, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.

Për t?i dhënë fund burokracive dhe vonesave, UKT do të ofrojë për të gjithë qytetarët e Tiranës një qasje të re ndaj cilësisë së shërbimit, jo vetëm sa i përket furnizimit me ujë, por edhe lehtësimit të procedurave.

Në përurimin e qendrës së parë të shërbimit one-stop-shop të UKT në njësinë Nr. 2, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Redi Molla.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh entuziast për këtë projekt të ri të Bashkisë së Tiranës, i cili do të përmirësojë më tej shërbimin ndaj qytetarëve.