Vjedhja pranë Rinasit, dy persona të tjerë në pranga - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleksander Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç të dyshuar si pjesë e bandës që grabiste makinat e bankës në rrugën e Rinasit janë vënë në pranga. Arrestimi u bë mbrëmjen e së mërkurës nga specialistet e krimeve te renda, ne bashkëpunim me forcat operacionale te Tiranës. Më 18 shkurt, policia bëri të mundur arrestimin e kreut të bandës Admir Çerpja. Prangosja e tij, i njohur ndryshe edhe si Xhuljano Çerpja, banues në Bathore, u realizua në Dibër nga forcat speciale. Deri tani janë arrestuar edhe Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli dhe Ernest Kupa, për të cilët gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë, mbetet ende në kërkim Admir Murataj. Këta persona akuzohen për grabitjen e 3.2 milione dollarëve në Qafë Kashar e po ashtu dyshohet se jane te njëjtët persona qe realizuan edhe vjedhjen me dhune te nje tjetër sasie parash ne 3 dhjetor te 2015.