Report TV - Protesta, Basha: Rama kërkon t'i shpëtojë gjykimit me 'koka turku'

2017-07-04 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe sot nga çadra e PD para Kryeministrisë se nuk kërkon 'koka turku', referuar ndryshimeve në qeveri, por largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.

Ai akuzoi Ramën se po merr koka turku për të shpëtuar nga gjykimi, por sipas Bashës dita që kryeministri të përgjigjet po vjen.

"Fasada është shkërmoqur para shqiptarëve, arroganti që krekosej sot është një frikacak i strukur prapa fasadës që po merr koka turku shërbëtorët e vet me shpresën se do ti shpëtojë gjykimit popullor që po vjen" tha Basha.

Në vijim të fjalës së tij, kryedemokrati ripërsëriti akuzat se qeveria po punon për interesat e oligarkëve dhe jo të popullit.

"Ka harxhuar 500 mln euro për projekte fasadë. Këto para Edi Rama nuk i ka për investime por për xhepat e tij.

Paratë e qytetarëve i ndan me një grup njerëzish të korruptuar. Fasada është hajdutëria e republikës së vjetër me në krye Edi Ramën, të cilën do ta rrëzojmë shumë shpejt" deklaroi Lulzim Basha.