Ora News – Integrimi, Bushati merr mbështetjen e Italisë për përmbushjen e kritereve

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi një takim një orësh me homologun e tij italian, Anxhelo Alfano. Në takim u diskutua perspektiva integruese e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri italian shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe vlerësoi reformat e qeverisë, ndërsa për protestën e PD tha se kjo është një çështje e brendshme.
Organizimi i Samitit të Triestes në korrik të këtij viti solli në Tiranë Ministrin e Jashtëm italian, Angelo Alfano, i cili zhvilloi një takim 1 orësh me homogun shqiptar Ditmir Busahti.
Ministri Bushati tha se gjatë takimit, dy Ministrat patën mundësi të flisnin edhe për përmbushjen e prioriteteve të Shqipërisë për integrimin europian, si dhe për situatën e rajonit.
Bushati: Vizita e kolegut Alfano zhvillohet edhe në kuadër të Presidencës italiane të proçesit të Berlinit dhe përgatitjeve që bëhen në lidhje me Samitin e Triestes që do të organizohet në korrik të këtij viti. Patëm mundësi të flisnim për ngjarjet e fundit në rajon.
Alfano: Ne jemi shumë të anhgazhuar për të favorizuar proçesin e zgjerimit të BE dhe jemi të bindur që sot Europa ka nevojë për një dimension më të madh.
Lidhur me protestën dhe çadrën e ngritur nga Parti Demokratike, Ministri italian Alfano tha se kjo është një çështje e brendshme e Shqipërisë, ndërsa Ministri Bushati tha se rikthimi i besimit tek qytetarët vjen vetëm pas zbatimit të reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/integrimi-bushati-merr-mbeshtetjen-e-italise-per-permbushjen-e-kritereve/

Free Traffic Exchange