Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot në Tiranë me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Italisë, Angelino Alfano.
Gjatë këtij takimi, diskutimi u fokusua tek aktualiteti politik në vend, dhe tek kërkesat e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha i tha Ministrit të Jashtëm Italian se qeveria teknike është mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar votë të lirë e të ndershme, sipas standardeve europiane. Integrimi europian është proces jetësor për Shqipërinë dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri Europiane, pohoi Basha.