http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i shoqëruar nga krerët e partive aleate ka njohur ambasadoret e vendeve te Bashkimit Europian me kushtin e panegociueshem te PD per krijimin e nje qeverie teknike, e cila te garantoje kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme. Te ftuarit e opozitës ne kete darke pune ishin ambasadoret e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës, por serish mungonte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.?Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u terhequr deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës, për krijimin e qeverisë teknike. Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm dhe unë besoj se unë dhe kryetarët e partive të tjera ndahemi me shumë optimizëm nga ky takim?.-Sërish nuk e pamë Zonjën Vlahutin??Unë ju uroj ju gazetarëve që jeni në krye të detyrës, gëzuar Ditën e Verës.?Prej nje jave lideri i opozitës Basha ka zhvilluar takime me përfaqësues te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane, per t?i njohur ata me pozicionin e opozitës dhe arsyet e protestës.