“Ballkani, rrezik për destabilizim” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm italian Angelino Alfano ka zgjedhur Tiranën për t?i dërguar një mesazh të drejtpërdrejt Brukselit zyrtar, të ndërhyjë për të parandaluar destabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pas takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Alfano tha se bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, fokusi i të cilit do të jetë gjatë Samitit të Triestes në muajin korrik, në funksion të Procesit të Berlinit, është e rëndësishme për Europën. Angelino Alfano: Ballkani Perëndimor kanë një rëndësi strategjike për Italinë dhe Evropën. Pavarësisht përparimeve të mëdha në procesin e integrimit, rreziqet për destabilitet po rriten dhe mund të vënë në rrezik realizimin e çka është arritur. Kjo shfaqje tensionesh është shoqëruar me retorikë nacionaliste nga ana e disa liderëve ballkanikë. Për këtë BE duhet të riafirmoj rolin e saj në rajon dhe të dërgojë një mesazh të fortë e konkret për bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor. Është e nevojshme të punohet në dy drejtime paralele: forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe BE duhet të mbështesë këtu bashkëpunim, në funksion të integrimit evropian. Ne konsiderojmë Shqipërinë si aktor kryesor në Ballkan, sepse vitet e fundit ka luajtur rol për stabilitetin e rajonit.