Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rainer Verner Fasbinder është një rebel i kinemasë gjermane, jetëshkurtër por me krijimtari marramendëse. Në ekranin e Akademisë Marubi prezantohet një trilogji e autorit me filma që i japin zë gruas.
Martesa në kohë lufte i provon Maria Braunit se kush jep dhe sakrifikon në jetë, atij do t?i merret gjithçka.
Kaq radikal është Rainer Verner Fassbinder, regjisori gjerman që i jep zë gruas në filmat e tij.
Është në fakt një këndvështrimi ndaj botës dhe të shkuarës që po sillte kinemaja e re gjermane në majë të së cilës qëndron ky autor jetëshkurtër me krijimtari marramendëse.
I lindur në ?45-ën, i rrahur me erërat e ndryshimit që sollën vitet ?60 nga Amerika në Evropë, Fassbinder shqetësohet të bëjë ca llogari me të shkuarën. Është epoka e shndërrimit të regjisorit në autor.
Alfred Diebold: ?Regjisorët e kësaj kohe krijuan një manifest dhe mbi disa rregulla të reja vendosën të realizonin filmat e ardhshëm. Kjo edhe për arsyen se deri në atë moment në Gjermani ekzistonte një lloj kinemaje që sugjeronte botën e qetë, të mirë, të bukur duke trajtuar tema sipërfaqësore? Është pikënisje mjaft e rëndësishme, që nga skenari, mënyra e xhirimit dhe montazhit, regjisori fiton gjithë kontrollin mbi veprën filmike. Arritja e autorëve gjermanë rezultoi e suksesshme.?
Alfred Diebold, kineast nga Gjermania, është duke punuar me studentët e Akademisë së Filmit Marubi dhe për publikun e gjerë ai ka zgjedhur të prezantojë tre filma që përkojnë me periudhën e fundit të krijimtarisë së Fassbinderit: ?Martesa e Maria Braunit?, ?Lektisja e Veronika Fosit? dhe ?Lola?, tri gra që ndjejnë se diçka duhet të ndryshojë përfundimisht në botën ku jetojnë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/kinemaja-e-fassbinderit-qe-i-jep-ze-gruas/