Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aletatët e tij opozitarë për të dytën ditë radhazi drekuan me disa Ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët i ka informuar dhe u ka shprehur qëndrimin se nuk pranon zgjedhje pa u dorëhequr kryeministri Edi Rama. Burime brenda takimit i thanë Ora News se Ambasadorët kanë shprehur interes nëqoftëse ka emra teknikë që mund të krijojnë qeveri teknike, por dhe për praktikat e mëparshme dhe në çfarë situate ka pasur një formulë të tillë qeverisëse.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, dhe aleatët e tij opozitarë vijojne takimet informuese me Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndërsa kanë ritheksuar qëndrimin se nuk pranojnë zgjedhje pa u larguar kryeministri Edi Rama.
Të martën Basha zhvilloi një drekë pune me disa Ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilët i ka informuar dhe u ka shprehur qëndrimin për të mos u tërhequr nga protesta.
Basha: Diskutuam për gjendjen politike në vend dhe bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitarë bëmë të qartë vendimin tonë për të mos u tërhequr nga beteja qytetare dhe popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në realizimin e kushtit të vetëm të opozitës që është një qeveri teknike me vullnet të gjerë politik për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bashkëbisedimi ishte shumë i frytshëm, dashamirës, mbështetës për qëllimet europiane dhe europianizuese të qëndresës, të lëvizjes tonë popullore dhe unë, besoj edhe kryetarët e partive të tjera të koalicionit ndahemi dhe nga kjo drekë me shumë optimizëm dhe akoma me më shumë vendosmëri për ti shkuar deri në fund kauzës sonë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-serish-dreke-pune-me-ambasadore-te-vendeve-te-be/