Qindra qytetarë në Tiranës kanë zgjedhur Ditën e Verës për të vizituar dy muzetë e dikaturës BunkArt 1 e BunkArt 2. Një pjesë e tyre që kanë shkuar të vizitojnë BunkArt 2, muzeun kushtuar viktimave të komunizmit në qendër të Tiranës, janë shprehur se dita e pushimit të festës ka qenë një rast i mirë për të parë këtë muze.
Po çfarë i shtyn vizitorët e moshave të ndryshme që një pjesë të ditës festive t?ia dedikojnë muzeut të diktaturës?
Një pjesë, që e konsiderojnë veten nostalgjikë të kohës së komunizmit shprehen se kanë ardhur nga kurioziteti të shohin nëse janë të vërteta ato që thuhet se kanë ndodhur në diktaturë.
Disa të tjerë shprehen se vijnë për të parë që të mësojnë më shumë për historinë, duke qenë të sigurt se historia e kohës së diktaturës ende nuk është shkruar.
Të tjerë vizitorë ndihen të befasuar nga dokumentet dhe faktet që ofron BunkArt 2.