Ministri i Brendshëm në largim, Saimir Tahiri, vizitoi këtë të martë panairin e Policisë, i cili u zhvillua në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në kuadër të Ditës së Verës. Drejtoria e Policisë së Shtetit në Bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ekspozuan mjetet policore, armatimin, si dhe teknologjinë e saj. Tahiri vlerësoi punën e policisë, gjatë një reagimi për gazetarët.
?Besoj e patë në çadrat e panairit, kjo. Besoj e patë këtu, në çadrat e këtij Panairi: Kjo është Policia që duam, e siç kemi bërë Policinë do bëjmë gjithë Shqipërinë. Me sa pasion e forcë kemi punuar për të bërë Policinë e Shtetit, kemi bërë dhe për ekonominë e punësimin, e shumë më shumë do bëjmë akoma në vazhdim. Falënderoj çdo qytetarë që kemi më shumë forcë, më shumë fuqi për të ecur përpara. Njerëzit e dinë që është më keq të kthehemi mbrapsht"
Tahiri u pyet nëse kishte pasur ndonjë peng që nga koha ishte ende Ministër i Brendshëm, por ai u përgjigj se gjerat do të shkonin mirë.
"Sot është Dita e Verës dhe njerëzit kanë plot besim që gjërat do të shkojnë më mirë, shumë kemi bërë dhe kemi për të bërë?.
Në largim e sipër Tahiri refuzoi të përgjigjej nëse do të rikthehej si ministër i Brendshëm.
Tahiri, i shoqëruar nga Kreu i policisë Çako, zv/ ministrja Gjebrea e krerë të tjerë të policisë vizituan stendat e panairit të policisë ku edhe u takua me shumë prej efektivëve./ TV KLAN