Kryeparlamentari Ilir Meta është duke zhvilluar një vizitë në Helsinki, ku është pritur në një takim nga kryetari i Komisionit për Mbrojtjen në Parlamentin e Finlandës, z. Ilka Kanerva, te cilit i ka dorëzuar edhe dekoratën ?Për merita të veçanta civile? të akorduar nga Presidenti i Republikës, z. Nishani
Ish-Presidenti i Asamblesë Parlamentare te OSBE, z. Kanerva e vlerësoi si një nder të veçantë dekoratën e presidentit Nishani që i jepej me motivacionin ?Për kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Finlandës, por dhe për ndihmesën ndaj bashkësisë shqiptare që jeton atje?.
Kanerva: Ju falënderoj nga thellësia e zemrës, është nder i madh për mua të marr këtë titull nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Mund të them me bindje të plotë se marrëdhëniet midis Finlandës e Shqipërisë janë vërtetë të mira. Sigurisht ka ende mundësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe kontaktet institucionale. Shpresoj që së bashku të mund të kontribuojmë në intensifikimin e bashkëpunimit tonë dhe në objektivat e përbashkëta në skenën ndërkombëtar
Biseda mes Metës dhe Kanerves është fokusuar veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë në kuadër të zhvillimeve globale. Meta nënvizoi se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s mbështet partneritetin gjithnjë në rritje mes Finlandes dhe Aleancës.
/Tv Klan