“The Economist”, shkrim për pazarin e ri - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Revista prestigjioze ?The Economist? i ka kushtuar një shkrim ndryshimit që po ndodh në kryeqytetin shqiptar, por nuk ka lënë pa përmendur as situatën aktuale politike. ?The Economist? vëren se Tirana është përfshirë nga disa transformime rrënjësore, që po mbikëqyren nga kryetari bashkisë Erjon Veliaj, por po ashtu sulmon klasën politike duke e konsideruar si me të ?pistën? që ka patur ndonjëherë vendi. Një vëmendje e posaçme i kushtohet ne shkrim hapjes se pazarit të ri, duke e cilësuar atë si pjesë e një plani të madh për zhvillimin e qytetit. Tjetër projekt qe spikat sipas ?The Economist?, është sheshi Skëndërbej i cili po shndërrohet në një zonë pendonale, ndërsa bulevardi i ri qe pason atë, pritet të jetë gati në Qershor. Socialistët shpresojnë se këto projekte do t?i ndihmojnë për të bindur votuesit t?i japin atyre një mandate të dytë. Por paralelisht me këtë situatë, ne shkrim nënvizohet fakti se opozita ka bojkotuar kuvendin, duke sulmuar qeverinë si të kapur nga krimi. Ky fakt ka ndikuar edhe në zvarritjen e reformave të rëndësishme, siç është ajo e drejtësisë. ?The Economist? e mbyll shkrimin dukë theksuar se në Shqipëri vijon të ketë një përplasje kulturash mes të vjetrës dhe të resë. Teksa Tirana po kthehet në një kryeqytet tërheqës europian, klasa politike vijon të mbetët e pandryshuar, madje më e njollosur se kurrë më parë.

Free Traffic Exchange