Basha uron festën nga Elbasani - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe prej protestës se 18 shkurtit per here te pare lideri i opozitës Lulzim Basha, është larguar nga Tirana. Ai ka shkuar ne Elbasan per te uruar qytetaret për ditën e verës.?Elbasani është zemra e traditës së mrekullueshme të Ditës së Verës. Sot jam shumë i lumtur që jam në mes qytetareve dhe qytetarëve të Elbasanit, por edhe shumë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen këtu për të festuar Ditën e Verës. Nga zemra, i uroj çdo shqiptari e në veçanti elbasanllinjve: Gëzuar Ditën e Verës! Sjelltë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptarë.?Nga Elbasani, lideri i opozitës i ka cilësuar broçkulla deklaratat e kryeministrit Edi Rama se çadra po u shërben qarqeve qe nuk e duan te mirën e Shqipërisë.?Nuk do të merrem me komente broçkullash, se është Dita e Verës. Por dua t?iu uroj të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Verës! Dhe qoftë fillimi i punëve të mbara dhe mbarimi i punëve të nisura si Rruga e Elbasanit dhe i punëve të tjera të mira, të shumta, që do të bëjmë së bashku për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët.?Ne ditën e verës, çadra e protestës ka sjelle nje atmosfere krejt ndryshe. Politikanet e kane bere pushim per here te pare ne ditën e 25 te protestës dhe skena iu është lëne këngëtareve.Ndryshe nga ditët e tjera, i gjithë bulevardi ?Dëshmoret e Kombit? ishte i hapur vetëm per këmbësoret dhe stendat ku shiteshin ballokumet, muzika dhe qytetaret qe kalonin prane çadres per te shkuar tek kodrat e liqenit; kane shuar te paktën per disa ore imazhin e protestës duke sjelle ate te nje feste.

Free Traffic Exchange