Report TV - Rama: Të papunë duhet të mbeten gjyqtarët e prokurorët e korruptuar

2017-07-04 0

ELBASAN-?Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar?.
Kështu u shpreh nga Elbasani kryeministri Edi Rama ku ndodhej për Ditën e Verës. Duke shfrytëzuar këtë ditë ai nuk la pa përmendur dhe Reformën në Drejtësi.

?Kënaqësi e veçantë, nga Tirana e Pazarit të Ri të rilindur në Elbasan, ku po përfundon parku i ri i portokallëve të qytetit, në një ditë feste, që traditën e saj e ka këtu në këtë qytet, banorëve të të cilit, por dhe të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, u uroj gëzuar dhe sa më shumë mbarësi!

Ju siguroj që ashtu siç po punojmë shumë fort për të transformuar rrënjësisht qytetet tona, ashtu siç po punojmë shumë fort për të bërë shtet dhe për të hequr nga rruga e të ardhmes gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ashtu do vazhdojmë të punojmë shumë fort për të rritur më tutje ekonominë dhe për të krijuar më shumë mundësi për punësim për të gjithë.

Të vetmit të papunë në Shqipëri duhet të jenë ata që e mbajnë Shqipërinë peng, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar?, u shpreh Rama.