Report TV - Elbasan, nisin festimet për Ditën e Verës, gati mijëra ballokume

2017-07-04 4

Në Elbasani kanë nisur festimet e Ditës së Verës. Mes panaireve, koncerteve dhe aromës së ballokumeve dhe luleve që ftojnë këtë festë tradicionale, qytetarët i kanë mbyllur përgatitjet dhe përcjellin mirëseardhjen për të gjithë ata që natën e 13 dhe 14 marsit do ta kalojnë në Elbasan.

Me mijëra ballokume janë porositur, gatuar dhe tregtohen në çdo cep të qytetit duke mbajtur vendin e parë si ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës.