Ora News – Bumçi: Tahiri refuzoi të largohej, shantazhoi kryeministrin Rama

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi thotë në studion e ?Tonight Ilva Tare? se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka pranuar të largohej dhe se ai ka shantazhuar kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga deklarata:
Bumçi: Lëvizja e kryeministrit është pasojë e protestës së opozitës, por nuk është qëllimi ynë. Qëllimi ynë është qeveria teknike. Shefi i CIA-s kur vizitoi Tiranën nuk e kishte në agjentë takimin me Saimir Tahirin, takoi vetëm drejtorin e Policisë. Ia ka bërë fakt të kryer dhe kryeministri e ka thirrur në zyrë.
Droga tashmë është një lajm ndërkombëtar. Flet BBC-ja, Rai, tv publik gjerman; Shqipëria kryeqendra e kanabisit. Kryeprokurori italian tha se në dy vitet e fundit kemi 3 fishim të sasisë së kanabisit. Prokurori i Leçes tha se Otranto është bërë autostradë e drogës. Ministri i Brendshëm duhej të largohej, u largua por nuk është larguar. U largua pas protestës së opozitës. Një kryeministër që është në panik total, largoi ministrin e Brendshëm, i cili nuk pranoi të largohej.
Pse kaq forcë ministri i Brendshëm, i cili mori gati mori gjithë qeverinë me vete? U detyrua të sajojë se të gjithë ministrat nëpër qarqe që do të largohej. Për ministrin e Brendshëm rrezikoi qeverinë. Më pas erdhi në 4 ministri kur janë edhe 5 ministra të tjerë në qarqe. Ka qenë në planin e Edi Ramës të kanalizohej Shqipëria. nuk ka pasur objektiv tjetër Saimir Tahirin. Ne jemi një vend i vogël. Nuk jemi as Brazili që nuk kontrollon dot Amazonën. Droga mbillet në Fushë Krujë, në ultësirën perëndimore që nuk ka ndodhur kurrë. Pse është kaq i fuqishëm Saimir Tahiri? Personi që ka mbajtur kontakte me gjithë këto grupe është ai dhe e shantazhonte.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bumci-tahiri-refuzoi-te-largohej-shantazhoi-kryeministrin-rama/

Free Traffic Exchange