Ora News – Lubonja përballë studentëve: T’i ikësh politikës është vetëmashtrim

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Branko Merxhani dhe Thomas Mann në Evropën e viteve ?30 kishin dy kuptime të ndryshme për përfshirjen e politikës në kulturë.
Intelektuali shqiptar e përjashtonte, ndërsa ai gjerman e quante politikën gati një organ jetik për qenien njerëzore.
Kur i rimerr këto teza përballë studentëve të arteve në takimin ?Arti i angazhuar?, Fatos Lubonja ka parasysh aktivitetin intelektual në një kontekst që ndryshon.
Lubonja: E kemi vuajtur shumë atë që mund të quhet arti i angazhuar.
Arti i angazhuar është arti që bën edhe politikë. Arti i komunizmit përgjithësisht ka qenë një art i angazhuar politikisht, i kthyer në propagandë.
Revista e tij ?Përpjekja? që ka funksionuar si instrument kritike me ndikim të ndjeshëm deri para pak vitesh, e ka trajtuar imtësisht varësinë e arteve dhe kulturës nga politika e djeshme bashkë me pasojat për krijimin e një modeli artisti të nënshtruar ndaj pushtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/lubonja-perballe-studenteve-ti-ikesh-politikes-eshte-vetemashtrim/