Ora News – Tu hiqet mandati kryetarëve të bashkisë Tepelenë e Poliçan

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha në Gjirokastër se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve heqjen e mandatit për kryetarin e bashkisë Përmet, Tërmet Peçi dhe atë të bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj, të dyshuar për vepra penale të cilat ata nuk i kanë deklaruar ndërsa konfirmoi se organi i akuzës do të kalojë në sitën e verifikimit të gjitha kandidaturat për deputetë.
Llalla: Para kësaj fushate zgjedhore, detyrim ligjor që institucioni i Prokurorisë të verifikojë gjithë kandidaturat përpara se ato të çohen para elektoratit. Është një proces delikat që kërkon kohën e vet. Prokuroria ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Tepelenë dhe Poliçanit, të dyshuar për vepra penale që ata nuk i kanë deklaruar. Njëherësh, ka filluar procedimi penal ndaj tyre për falsifikim të dokumenteve.
Vettingu, sipas Llallës nuk është pengesë për prokurorinë në kryerjen e punës së saj.
Llalla: Të fillojnë hetimet ndaj cilitdo zyrtari, i cili dyshohet se nuk përmbush në mënyrë korrekte detyrën që ligji ia ngarkon për të përmbushur, si në rastin e kultivimit të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe kontrabandës.
Me këtë rast, Kryeprokurori kërkoi rritjen e bashkëpunimit për të luftuar trafikun e lëndës narkotike në zonën e jugut.
Kreu i Prokurorisë Përgjithshme, Adriatik Llalla konfirmoi dhe vijimin e hetimeve për çështjen e hyrjes së kontenierëve me mbetje të rrezikshme nga porti i Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/llalla-kerkese-kqz-hiqi-mandatin-kreut-te-bashkise-se-tepelenes/