Ora News – Mbyllen hetimet për privatizimin e OSSH, 12 persona përgjegjës

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 13 muajve hetime, Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH dhe marrëveshjeve për shitjen e aksioneve të saj ka mbyllur hetimet. Në raportin e prezantuar nga kryetari Taulant Balla, përgjegjësia për dëmin ndaj shtetit të 450 mln eurove bie ndaj kryeministrit të saj kohe Sali Berisha dhe Ministrave të tij Ruli e Bozdo. Pas hetimeve Balla tha se VKM-të e firmosura nga qeveria e asaj periudhe kanë fovorizuar kompaninë fituese. Ndërsa privatizimi është bërë pa asnjë inventarizim dhe qëllimisht është ulur vlera e aseteve të shoqërisë shtetërore.
Pas debateve dhe zhurmës politike të krijuar, Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH dhe shitjen e aksioneve të saj, ka mbyllur hetimet.
Kryetari Taulant Balla pa praninë e opozitës, bëri publike rezultatet e punës, duke prezantuar edhe listën e 12 personave përgjegjës, sipas këtij Komisioni, të 450 mln eurove dëm për privatizimin e shoqërisë pa invetarizim dhe uljen e vlerës së aseteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbyllen-hetimet-per-privatizimin-e-ossh-12-persona-pergjegjes/