Ora News – Goditën me vezë Kryeministrin, studentët kërkojnë pafajësi në gjykatë

2017-07-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tetë studentët e akuzuar nga Prokuroria se kanë goditur për shkak të detyrës kryeministrin Edi Rama, i kërkuan gjykatës ti shpallë të pafajshëm. Vendimi pritet të shpallet në 20 mars, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin e tyre me 40 orë punë në interes publik.
Goditja me vezë ndaj Kryeministrit nuk mund të kosiderohet si një goditje për shkak të detyrës.
Kështu ka pretenduar në gjykatë, avokati mbrojtës i 8 studentëve që më 2 nëntor të vitit të kaluar qëlluan me vezë në drejtim të Kryeministrit.
Dorjan Matlia: Kam një paqartësi vetë unë për akuzën që ngre prokurori sepse mendoj që goditja me vezë, një objekt kaq delikat nuk mund të shkaktojë dhimbje fizike, është vështirë për ta klasifikuar si një goditje të mirëfilltë. Për më tepër goditja me vezë është një akt proteste, një veprim që shprehet jo me fjalë por me veprime, një akt proteste që u shoqërua dhe me fjalë atë ditë nga personat që bënë veprimin, por që synon më tepër të ndotë një person sesa ta dëmtojë atë. Nëse do të ishte ky synimi i të pandehurve, sigurisht që ata do të kishin zgjedhur një mjet më të fortë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-vendimi-per-studentet-qe-qelluan-me-veze-kryeministrin/

Free Traffic Exchange