Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Larte pritet të shpallë mos kompetencën për gjykimin e çështjes ndaj ish-deputetit Armando Prenga, i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Seanca, e cila pritej të zhvillohej këtë të hënë është shtyrë pasi mungonte një prej anëtarëve te trupit gjykues.
Por të pranishëm në gjykatë anëtarët e familjes Çali kanë pretenduar se pavarësisht se kane fituar gjyqin për shfrytëzimin e Lagunes, sërisht ajo shfrytëzohet nga Armando Prenga.
Gjergj Cali: Me një vendim të dytë, pezullim ekzekutimi na kanë komunikuar se nuk keni leje të përdorni. Aty e përdorin do pukjanë nën hijen e Armando Prengës. Armandi e ka fituar tenderin jo na.
Pak muaj me parë Familja Cali paditi tenderin e ministrisë së bujqësisë që i kish dhënë lejen Prengës për shfrytëzimin e lagunës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cali-fituam-gjyqin-por-lagunen-e-shfrytezon-armando-prenga/