Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha drekon rreth 1 orë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Dreka me ambasadorët e BE të akredituar në Tiranë nisi te "Piazza" rreth orës 14:00, ndërsa në qendër të diskutimit ka qenë situata politike dhe protesta e opozitës para Kryeministrisë.
Basha me ambasadorët jane parë të dalin rreth orës 15:25 minuta nga restoranti.
Në një dalje për mediat pas takimit, Basha tha se u diskutua për rrugëzgjidhjet për të dalë nga kriza.
"Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljet nga kriza. Është një bashkëbisedim i vazhdueshëm", u shpreh Basha. Sa i takon mungesës së Vlahutin në këtë takim, Basha tha se aty kishte edhe mungesa të tjera. "Jemi në bashkëbisedim me aleatët europianë dhe amerikanë", shtoi Basha.
Protesta e PD ka hyrë sot në ditën e 24, ndërsa ambasadorët e vendeve të BE, por edhe SHBA në prononcimet për mediat kanë kërkuar gjithmonë që debati politik të zhvillohet në Kuvend dhe jo jashtë tij.