Ora News – Rama në Grupin PS: Edhe ministra të tjerë në plan të largoheshin

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk kanë qenë vetëm 4 ministra që duhet të largoheshin.
Në mbledhjen e grupit të partisë socialiste, burime të Ora News thonë se kryeministri ka patur edhe ministra të tjerë të cilët ka dashur t?i shkarkojë, por për shkak të detyrave specifike në terren, ata janë mbajtur ende në kabinetin qeveritar.
Kryeministri u kërkoi të gjithë deputetëve dhe ministrave të dalin në terren dhe të kenë kujdes maksimal në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit. Porosia e tij ka qenë që të mos ketë shfaqje me shoqëruesa apo furistrada, por të takohen njerëzit dhe të matet pulsi i tyre për të siguruar një fitore më të madhe se viti 2013.
Në mbledhjen e grupit, kryeministri Rama ka folur edhe për çadrën e opozitës ndërsa u ka kërkuar deputetëve se pavarësisht se opozita mendon për 18 shkurtin, ata vetë duhet të mendojnë për 18 qershorin.
Rama ka thënë se çadrën e PD-së e mbështesin edhe ata të huaj që nuk i duan të mirën Shqiëprisë.
Këto deklarata, kryeministri i bëri pasi i prezantoi grupit socialist vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për zëvendësimin e 4 ministrave të larguar me ministrat e rinj, ndërsa për këtë vendim, në grup nuk ka patur debate.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-grupin-ps-ka-edhe-ministra-te-tjere-qe-duhen-hequr/

Free Traffic Exchange