Report TV - Rama:10 mije lekë dita mjekëve specialistë që shkojnë në rrethe

2017-07-04 0

TIRANË-Mjekët, specialistë në rrethe, shumë shpejt pagë si të punonin jashtë Shqipërisë.

Këtë premtim dha sot kryeministri Edi Rama në ambientet e fakultetit të Stomatologjisë ku prezantoi projektet të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, (QSUT).

Sipas Ramës, paga duhet të jetë një justifikim që mjeku i QSUT të shërbejë dhe në rrethe dhe jo të lodhet qytetari drejt Tiranës.
?100 mijë lekë të vjetra dita për mjekët e QSUT që do të shkojnë në rrethe?, u shpreh Rama.

Kryeminstri theksoi se me 5 mijë lekë të reja dita do të paguhet një mjek i spitalit rajonal që do të shkojë për konsulta në zonat rurale të rrethit të tij.

Free Traffic Exchange