http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo jave pritet te jete përcaktuese per zgjedhjen e kryetarit te ri te parlamentit ne Maqedoni. Mediat ne Shkup paralajmërojnë se te enjten, partitë qe kane shumicën parlamentare, LSDM, BDI dhe Aleanca per shqiptaret pritet te thërrasin kuvendin per vazhdimin e seancës konstituuese, si edhe per zgjedhjen e kreut te ri. Megjithatë, është ende e paqarte se cili do ta thërrasë parlamentin dhe kush do ta drejtoje seancën, pasi ligjërisht kjo gje i takon kreut te sesionit te mëparshëm, Trajko Veljanovski nga radhët e VMRO-se. Duket se kjo lëvizje është nje tentative e partive qe kane shumicën per te zhbllokuar krizën politike dhe institucionale, qe e kane lëne vendin pa qeveri me shume se tre muaj pas zgjedhjeve te dhjetorit. Nuk dihet gjithashtu se cilat do te jene lëvizjet e presidentit Ivanov gjate kësaj jave, ndërsa te premten e javes se ardhshme ai pritet te udhëtoje drejt Australisë, ku parashikohet qe te qëndroje plot 10 dite, me ftese te diasporës maqedonase.