Report TV - Ballsh, ish-dhëndri i maskuar plumba vjehrrit dhe vjehrrës

2017-07-04 8

BALLSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen "5 Shkurti? në Ballsh, ku nje 35-vjecar ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij.

Edmond dhe Ludmilla Xhaferaj, 53 dhe 52 vjeç kanë marrë disa plumba në trup dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ish-dhëndri Lulzim Sina 35 vjeç, i cili jetonte ne SHBA ka shkuar ne banesën e çiftit dhe pas debatit mes tyre, ish-vjehrri i ka hequr maskën që mbante, por ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim te bashkëshortëve.

Në momentin e sherrit ka qenë e pranishme edhe ish-gruaja e tij, por u ka shpëtuar plumbave dhe ka dalë me shpejtësi për të kërkuar ndihmë.

Free Traffic Exchange