Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ballshit mbrëmjen e së djelës, ku dhënderi ka plagosur me armë zjarri ish- vjehrrin dhe ish-vjehrrën.
Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 pas një sherri në banesën e tyre në lagjen ?5 shkurti? në Ballsh.
Autori është shtetasi Lulzim Sina 35 vjeç nga Dukasi i Patosit, ndërsa të plagosurit janë Edomd e Ludmilla Xhaferaj 53 dhe 52 vjeç.
Çifti i të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit, pasi burri ka marrë tre plumba në trup dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rethanave të ngjarjes ,gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ballsh-dhendri-plagos-me-arme-zjarri-vjehrrin-dhe-vjehrren/