Gomonia me drogë në Sazan dyshohet se erdhi nga Italia, Policia: Kishte 1.2 ton hashash

2017-07-04 10

Kjo është gomonia me hashash që u braktis ditën e shtunë në ishullin e Sazanit dhe që po transportonte 1 ton e 207 kilogramë hashash, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Pas braktisjes nga trafikantët, mjeti lundrues u lokalizua nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Guardia di Financa, në afërsi të ishullit të Sazanit.

Policia dyshon se ajo është sjellë nga Italia nga trafikantë shqiptarë. Pas verifikimeve të para rezulton se ajo nuk është e regjistruar në Shqipëri. Po ashtu, as motorët e saj të fuqishëm YAMAHA, me 350 Kuaj Fuqi, nuk janë të regjistruar në vendin tonë.
Burime nga grupi hetimor thonë se ajo mund të jetë vjedhur në Itali, me qëllimin që të përdorej për trafik droge nga Vlora drejt brigjeve të vendit fqinj.

Arsyet se përse ajo u braktis në det janë të paqarta. Dy motorët e fuqishëm u gjetën të shkëputur nga gomonia dhe hetuesit dyshojnë se ky mund të jetë një prej shkaqeve.

Sipas tyre, pas defektit që mund të ketë ardhur si pasojë e dallgëve të fuqishme, trafikantët kanë mundur të largohen me ndihmën e një mjeti tjetër lundrues.
Policia është vënë në kërkim të tyre, por deri tani nuk ka arritur të gjejë gjurmë që t?i çojnë drejt identifikimit. Gomonia është transportuar në vështirësi në Radhimë, si pasojë e detit të trazuar./tvklan.al

Free Traffic Exchange